Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

I shënoi Moldavisë në ‘Air Albania’, Nedim Bajrami kërkohet nga klubi i Serie A

I shënoi Moldavisë në ‘Air Albania’, Nedim Bajrami kërkohet nga klubi i Serie A

17:59, 19/06/2023

Bologna është duke punuar për të forcuar ekipin për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të medieve italiane, mes emrave që po ndiqen me vëmendje për t’u bashkuar ekipit të trajnerit Thiago Motta është edhe ai i mesfushorit të kombëtares shqiptare, që shënoi në ndeshjen kualifikuese EURO2024 ndaj Moldavisë këtë të shtunë që u mbyll me rezultatin 2-0, Nedim Bajrami.

Së fundmi Bajrami ka qenë në formë huazimi nga Empoli te Sassuolo, ndërsa tashmë mund të bëjë një ndryshim fanelle, por të vazhdojë qëndrimin në Seria A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco