Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Sulmohet me armë zjarri makina e kapitenit të skuadrës italiane

Sulmohet me armë zjarri makina e kapitenit të skuadrës italiane

16:39, 19/06/2023

Ditën e djeshme është zhvilluar ndeshja finale e “Play Off” mes Leços dhe Foxhias, ku vetëm njëra prej dy skuadrave kishte mundësinë për t’u ngjitur në Serinë B italiane.

Skuadra e Leços fitoi, aty ku protagonist ishte mesfushori shqiptar, Erald Lakti, që shënoi golin e dytë në fitoren 3-1.

Pas ndeshjes, makina e kapitenit të Foxhias, Davide de Paskale, është dëmtuar pasi në drejtim të saj ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Fatmirësisht, ka pasur vetëm dëme materiale duke qenë se kapiteni nuk ishte në makinë, ndërkohë që vetë tifogrupi i organizuar i Foxhias ka reaguar.

Ata janë distancuar nga ky akt, duke e konsideruar të shëmtuar dhe i kanë kërkuar autoriteteve që të zbardhin ngjarjen.

Pavarësisht humbjes, në përfundim të ndeshjes tifozeria e Foxhias e përshëndeti skuadrën me duartrokitje, duke i dhënë mbështetje deri në fund.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco