Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Asllani: S’ka asnjë shans të largohem nga Inter, kam mësuar shumë nga ata të dy

Asllani: S’ka asnjë shans të largohem nga Inter, kam mësuar shumë nga ata të dy

12:05, 19/06/2023

 

Nga grumbullimi i kombëtares kuqezi, ku ndodhet prej gati 10 ditësh, mesfushori Kristjan Asllani, ka folur për të ardhmen e tij. Edhe pse këtë sezon ai ka luajtur vetëm 859 minuta në total me fanellën e Inter, mesfushori kuqezi deklaron: “Nuk ka asnjë shans që unë të largohem nga Inter këtë verë”.

Asllani ka zbritur në fushë në 29 ndeshje, por shpesh si zëvendësues dhe ka luajtur për pak minuta. Megjithatë, mesfushori 21-vjeçar shqiptar nuk dorëzohet apo ankohet.

“Nuk dëshiroj që të iki e të luaj diku tjetër në formë huazimi. Jam rritur shumë duke parë e mësuar nga Brozovic e Calhanoglu këtë sezon”, tha Asllani.

“Shpresoj që t’i shfrytëzoj sa më mirë mundësitë që do të kem sezonin e ardhshëm, por nuk do të marr në konsideratë asnjë ofertë për t’u larguar”, u shpreh Asllani, që do të nisë kështu sezonin e dytë me fanellën zikaltër, ku vjet nuk shënoi dot asnjë gol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco