Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Pogba: Dëmtimet më ndodhën për shkak të problemeve psikologjike

Pogba: Dëmtimet më ndodhën për shkak të problemeve psikologjike

11:13, 18/06/2023

Paul Pogba përjetoi një sezon mjaft të vështirë me dëmtimet fizike të cilat nuk e lejuan të ishte në fushë për pjesën më të madhe të ndeshjeve me fanellën e Juventus. Së fundmi, francezi shprehet se ka përjetuar një makth ndërsa shtoi se ana mentale dhe vështirësitë në jetën personale, janë reflektuar edhe në aspektin fizik.

“Sezoni i fundit ishte një eksperiencë që besoj se do të më bëjë shumë punë për të ardhmen. Trupi im është edhe instrumenti me të cilin unë punoj dhe luksi më i madh në jetë është shëndeti. Kur nuk je mirë në aspektin psikologjik, atëherë edhe aspekti fizik çalon. Për mua ishte sezoni më i vështirë në karrierë, por edhe prova më e madhe.

Aksi Manchester-Torino? Kur u largova fillimisht nga Manchester United isha shumë i ri dhe doja të tregoja se sa vleja. Iu bashkova Juventusit dhe mësova shumë, por u riktheva te United sepse nuk e kisha përmbushur dëshirën time. Pastaj erdhi sërish rikthimi te Juventus, është klubi ku ndjej një dashuri të madhe”, u shpreh Pogba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco