Lajm i keq për Kosovën, ikën nga grumbullimi Elbasan Rashani

Lajm i keq për Kosovën, ikën nga grumbullimi Elbasan Rashani

16:16, 15/06/2023

“Rrudhet” përfaqësuesja e Kosovës në prag të dy ndeshjeve kualifikuese të Evropianit përballë Rumanisë dhe Bjellorusië. Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Elbasan Rashani ka qenë i detyruar të lërë grumbullim për arsye fizike (ka pësuar një lëndim).

“Mesfushori sulmues i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani, ka pësuar një lëndim, për shkak të të cilit nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Alain Giresse për dy ndeshjet kualifikuese kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë për ‘Euro 2024’”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.

Rashani ka bërë ekzaminime të hollësishme mjekësore nga stafi mjekësor i Përfaqësueses së Kosovës dhe është liruar nga grumbullimi për të vazhduar me procedura të rikuperimit.

Kosova të premten mbrëma luan kundër Rumanisë, ndërsa tri ditë më pas, udhëton në Budapest për t’u përballur me Bjellorusinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco