Ditë e madhe në zyrat e Interit, presidenti mbërrin për vendimin më të rëndësishëm të sezonit të ri

Ditë e madhe në zyrat e Interit, presidenti mbërrin për vendimin më të rëndësishëm të sezonit të ri

14:11, 13/06/2023

Dita e sotme është një ditë e rëndësishme për klubin e Interit duke qenë se do të vendoset për të ardhmen e trajnerit. Me shumë gjasa, Simone Inzagi do të riemërohet në krye të stolit pasi finalja e Ligës së Kampioneve ka bindur drejtuesit që Inzagi të vazhdojë.

Gjatë paradites së sotme, presidenti Steven Zhang ka mbërritur në zyrat e klubit për të diskutuar në lidhje me fatet e trajnerit. Inzagi do të jetë trajneri për sezonin e ri dhe tashmë ka mbetur vetëm që të hidhet firma në kontratë dhe të zyrtarizohet nga klubi.

Inzagi në krye të Interit ka arritur të fitojë 2 herë Kupën e Italisë, 1 herë Superkupën e ka shkuar deri në finalen e Championsit.

Ndërkohë, titulli kampion ishte shumë pranë sezonin e shkuar, por ky sezon ishte dështim në Serinë A italiane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco