Liverpooli i ofron Realit 60 milionë euro për Valverden

Liverpooli i ofron Realit 60 milionë euro për Valverden

12:35, 13/06/2023

Liverpooli është i interesuar për transferimin e Federico Valverdes.

Mesfushori ofensiv pritet të largohet nga Real Madridi gjatë verës që vjen dhe destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë pikërisht Anglia.

Sipas mediumit “El Nacional”, “Reds” janë të gatshëm t’i shpenzojnë 60 milionë euro për blerjen e futbollistit uruguaian.

Megjithatë, mediumi spanjoll shton se “Los Blancos” i kërkojnë 100 milionë euro për futbollistin e tyre.

Valverde e pati një pjesë të parë të sezonit fantastik, ndërsa në atë të dytë pati rënie drastike duke përfunduar madje edhe në bankinë.

"Të Kuqtë" po mendojnë të bëjnë përforcime të mëdha për sezonin e ardhshëm pasi e kaluan një vit për t’u harruar.

Së fundmi, ata e transferuan yllin e Brightonit, Alexis Mac Allister.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco