Milani, Monza dhe futbolli italian në zi për vdekjen e Silvio Berlusconit

Milani, Monza dhe futbolli italian në zi për vdekjen e Silvio Berlusconit

10:46, 12/06/2023

Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Njoftimi erdhi nga spitali “San Raffaele”, ku ai ishte shtruar që nga e premtja për t’iu nënshtruar “testeve të planifikuara” në lidhje me leuçeminë kronike mielomonocitare, nga e cila vuante prej disa kohësh.

Rreth orës 10, në spital mbërritën vëllai i tij Paolo, fëmijët e tij Marina, Barbara dhe Eleonora.

Presidenti historik i Milanit, të cilin e ngjiti në krye të botës, pasi e shpëtoi nga falimentimi, Berlusconi, dy vite më parë ishte bërë numri një i Monzës, skuadër të cilën e ngjiti në Serie A.

Ai ishte kryeministër i Italisë, pasi themeloi “Forza Italia”, duke fituar zgjedhjet në vitin 1994, pas një jete si sipërmarrës që filloi me “Edilnord” dhe më pas krijoi “Mediaset”, një kompani që iu dha punë miliona italianëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco