Tenis/ Holger Rune pranon dështimin në ‘Roland Garros’

Tenis/ Holger Rune pranon dështimin në ‘Roland Garros’

16:40, 08/06/2023

Tenisti danez, Holger Rune, doli me një deklaratë për mediet, pas humbjes në çerekfinalet e turneut të “Roland Garros” përballë Casper Ruud.

20-vjeçari u shpreh i zhgënjyer pas ndeshjes me norvegjezin: “Fizikisht dhe psikologjikisht isha mirë, nuk kam alibi për këtë humbje. Casper e meritoi fitoren”.

“Ka një tjetër Grand Slam në horizont, shpresoj të bëj më mirë në eventin e ardhshëm”.

Holger Rune ishte finalist i dyfishtë në 2 kompeticionet e ATP, në Montecarlo dhe Romë, ndërsa nga ana tjetër Casper Ruud do të përballet në gjysmëfinale me Alexander Zverev.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco