Cristiano Ronaldo tregon se për sa kohë do të luajë futboll dhe çfarë do të bëjë pas përfundimit të karrierës

Cristiano Ronaldo tregon se për sa kohë do të luajë futboll dhe çfarë do të bëjë pas përfundimit të karrierës

15:47, 08/06/2023

Në konferencën e djeshme për media, lojtari i Al-Hilal dhe ylli i parë i kësaj skuadre, Cristiano Ronaldo, ka reflektuar për sezonin e kaluar, si dhe ka folur edhe për ardhjen e ish-shokut të tij të skuadrës, Karim Benzema në ligën e Arabisë Saudite.

"Unë e dija se transferimi në Arabinë Saudite do ti hapte rrugë transferimeve të tjera. Nuk gabova. Jam i sigurt se pas dy ose tre vjetësh do të jetë një nga ligat më të rëndësishme në botë. Benzema tani ka ardhur. Le të vijnë të gjithë yjet, edhe tregu përfiton", tha Ronaldo.

Superylli portugez është numri një i kampionatit dhe ai do të jetë një nga lobistët kryesorë që Arabia Saudite të presë Kupën e Botës në vitin 2030.

Krahas zhvillimit të ligës dhe futbollit në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldo foli edhe për karrierën dhe atë që do të bëjë pas karrierës së tij si lojtar.

"Do të doja të kisha klubin tim një ditë. Unë kam qenë gjithmonë një person shumë i vendosur dhe shumë profesionist. Shëndeti nuk është gjithçka, por gjithçka nuk është asgjë pa shëndet".

Ronaldo më në fund zbuloi se edhe për sa kohë do ta shohim aktiv në futbollin e luajtur.

 “Tashmë jam në fund të karrierës, do të luaj maksimumi dy-tre vjet”, shtoi portugezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco