Zyrtare/ Nuk vonon shumë, Sherif Kallaku prezantohet te klubi rumun

Zyrtare/ Nuk vonon shumë, Sherif Kallaku prezantohet te klubi rumun

15:59, 07/06/2023

Pas largimit nga Teuta, Sherif Kallaku nuk ka vonuar për të gjetur skuadrën e re. Fantazisti 25 vjeçar i është bashkuar ekipit të Sepsi-t në kampionatin rumun të futbollit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi rumun përmes një postimi në faqen zyrtare, ku bë bën me dije se Kallaku ka firmosur kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimin edhe për një sezon tjetër.

Për Kallakun, kjo është aventura e dytë jashtë Shqipërisë pasi më parë ka luajtur në Kroaci me Lokomotiva Zagreb, për t’u rikthyer më pas në Superiore ku luajti për Partizanin, Tiranën dhe Teutën.

“Ju njoftojmë se Kallaku është futbollist i Sepsin. Mesfushori 25-vjeçar nga Shqipëria që ka luajtur së fundmi për Teutën por më parë për Tiranën dhe Lokomotiva Zagreb ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimin edhe për një sezon tjetër”, shkruhet në njoftimin e klubit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco