Pritet një takim mes Allegrit dhe Elkann, pengesa e vetme janë 43 milionë euro

Pritet një takim mes Allegrit dhe Elkann, pengesa e vetme janë 43 milionë euro

11:56, 05/06/2023

 

Juventusi mbylli një nga sezonet më të errëta të viteve të fundit, duke dalë pa asnjë trofe dhe pa asnjë objektiv. Bardhezinjtë u renditën në vendin e shtatë të klasifikimit të Serie A dhe sezonin e ardhshëm nuk do të jenë pjesë e Champions League.

Një nga shkaktarët e kësaj situate te “zonja e vjetër”, shikohet trajneri Massimiliano Allegri. Pavarësisht se nuk arriti asnjë prej objektivave sezonale, tekniku 55-vjeçar dëshiron të qëndrojë në stol edhe për sezonin e ardhshëm duke qenë se ka një kontratë 2-vjeçare me klubin.

Megjithatë, qëndrimi i tij nuk vendoset nga vetë trajneri. Sipas “Sportmediaset”, është planifikuar një takim mes Allegrit dhe pronarit të Juventusit, John Elkann. Përpara se ekipi të marrë pushimet, do të diskutohet tashmë e ardhmja e trajnerit 55-vjeçar.

Në rast se Juventusi do të donte të shkarkonte menjëherë Massimiliano Allegrin, atëherë do të duhej të paguante një shumë prej 43 milionë euro për 2 vitet e mbetura të kontratës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco