Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Konfirmohet dëmtimi i Mkhitaryan, objektivi i armenit është finalja e Champions League

Konfirmohet dëmtimi i Mkhitaryan, objektivi i armenit është finalja e Champions League

18:15, 18/05/2023

 

Henrikh Mkhitaryan, që u dëmtua në pjesën e parë të euroderbit të dytë kundër Milanit, vuan nga një shqetësim muskulor në kofshën e majtë, shkruan Interi në një njoftim zyrtar në faqen e klubit.

Situata e lojtarit do të vlerësohet në ditët në vijim. Mesfushori armen do të bëjë të pamundurën që të rikthehet në dispozicion të Inzaghit për finalen e Champions League kundër Manchester City,  që është programuar të zhvillohet në Stamboll në 10 qershor, por gjithçka do të varet nga rikuperimi në ditët në vazhdim.

Është e sigurt që Mkhitaryan do të mungojë në ndeshjet e mbetura të kampionatit si dhe në finalen e Kupës së Italisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco