Lajmi i fundit

Vrasja e çiftit të moshuarve në Dropull, tre persona shoqërohen në polici

E zbulon miku i ngushtë: Ronaldo donte Arsenalin, do shpallej kampion i Premier League

E zbulon miku i ngushtë: Ronaldo donte Arsenalin, do shpallej kampion i Premier League

15:42, 18/05/2023

Një “provokim social” mund të çojë në zbulime të bujshme. Ashtu si ai i Piers Morgan, gazetari britanik dhe miku i Cristiano Ronaldos, i cili, duke iu përgjigjur një komenti në Twitter, lejoi t’i rrëshqasë një detaj i veçantë për CR7.

Gazetari britanik Piers Morgan ishte autori i intervistës me Cristiano Ronaldon, e cila çoi në shkëputjen e pashërueshme mes kampionit portugez dhe Manchester United.

Marrëdhëniet me trajnerin Ten Haag u përkeqësuan shumë.

Divorci ishte i pashmangshëm, me portugezin që në janar shkoi të garonte në Ligën Profesioniste Saudite, duke veshur fanellën e Al Nassr.

Duke iu përgjigjur një provokimi për Arsenalin dhe Cristiano Ronaldon nga një përdorues i Twitter-it, Piers Morgan tha:

“Kënaquni me gjithçka që dëshironi, por ju them që, nëse do ta kishit nënshkruar me Cristianon për pjesën tjetër të sezonit (dhe ai ishte i gatshëm ta bënte) do ta kishit fituar kampionatin. Ai di të fitojë trofe dhe shënon kur ka më shumë rëndësi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco