Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Ancelotti shpall listën e Realit për finalen e Kupës së Mbretit me Osasunën

Ancelotti shpall listën e Realit për finalen e Kupës së Mbretit me Osasunën

14:33, 05/05/2023

Reali i Madridit ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për finalen e Kupës së Mbretit kundër Osasunës të shtunën në mbrëmje.

Ancelotti ka vendosur të dërgojë të gjithë lojtarët e tij në Sevilje, duke përfshirë edhe të dëmtuarin Mendi.

Ideja e tij është e qartë, të krijojë një ambient familjar, ku të gjithë të ndihen komod, si ata që do të jenë gati për sfidën, po ashtu dhe ata që do të mungojë për arsye të ndryshme.

Ajo që bie në sy në listën e lojtarëve të grumbulluar është se drejt Andaluzisë do të udhëtojnë dhe David Alaba dhe Luka Modriç.

Austriaku pritej të ishte i grumbulluar, teksa surpriza e madhe ka qenë kroati që dukej gati i pamundur 2-3 ditë më parë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco