'Çmenduri' arabe, 543 milionë euro për Leo Messin, 'pleshti' parakalon CR7

'Çmenduri' arabe, 543 milionë euro për Leo Messin, 'pleshti' parakalon CR7

14:15, 04/05/2023

Lionel Messi do të largohet nga PSG në fund të këtij sezoni, për ketë nuk ka më asnjë dyshim, dilema e vetme është ku do të vijoj Messi karrierën.

Në Spanjë besojnë se Messi do të rikthehet te Barcelona, por kjo hipotezë po zbehet shumë kohë e fundit, mbi të gjitha pas fluturimit që “pleshti” bëri pak ditë më parë drejt Arabisë Saudite.

Një agjent shumë pranë presidentit Al-Khelaifi dhe qeverisë arabe zbuloi për Marca ofertën e fundit të Al-Hilal:

“Nuk do të rikthehet te Barcelona, do ta bëjë diçka të tillë vetëm kur të lë futbollin. Ai ka në tavolinë një ofertë prej 543 milionë euro nga Al Hilal, skuadra e mbretit. Messi erdhi në Arabi për tu njohur me vendin, për ta parë se ku mund të banoj. Do të harxhojmë të gjithë parat e mundshme për të siguruar shërbimet e tij”, u shpreh Marco Kirdemir.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco