VIDEO/ 'Gatoi' golin e fitores, Gjimshiti bën liderin te Atalanta dhe merr notën më të lartë ndaj Specias

VIDEO/ 'Gatoi' golin e fitores, Gjimshiti bën liderin te Atalanta dhe merr notën më të lartë ndaj Specias

21:53, 03/05/2023

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse ditën e sotme me fanellën e Atalantës, në triumfin 3-2 që skuadra zikaltre arriti në shtëpi ndaj Spezias.  

Si të mos mjaftonte paraqitja e shkëlqyer në qendër të mbrojtjes, në minutën e 54-t, Gjimshiti u bë protagonist, duke asistuar për golin e tretë të shënuar nga Muriel. Një gol ky vendimtar për fitoren. Në fund të sfidës, futbollisti shqiptar u vlerësua me notën më të lartë nga “Flashscore”.  

8.2 ishte nota që iu vendos Gjimshitit, i cili rezulton edhe futbollisti me notën më të lartë nga të gjithë. Pas tij vijnë Muriel dhe Zapacosta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco