Ndryshon kalendari i Superiores, ja kur do të luhet dueli Partizani-Kukësi

Ndryshon kalendari i Superiores, ja kur do të luhet dueli Partizani-Kukësi

19:15, 03/05/2023

Kalendari i Kategorisë Superiore për javën e 32-të ka pësuar një ndryshim dhe tashmë 4 sfidat do të luhen ditën e shtunë dhe 1 do të luhet të dielën. 

Ndeshja Partizani-Kukësi e planifikuar për tu zhvilluar ditën e dielë në orën 18:00 është zhvendosur të shtunën në po të njëjtin orar. 

Ky ndryshim është bërë që ndeshjet Teuta-Tirana dhe Partizani-Kukësi të luhen në të njëjtën kohë.

Ndërsa sfidat e tjera do të zhvillohen sipas programit.

NDESHJET

Të shtunën

Egnatia-Bylis 15:00

Kastrioti-Vllaznia 15:00 

(Në Elbasan)

Teuta-Tirana 18:00

Partizani-Kukësi 18:00

Të dielën

Laçi-Erzeni 15:00

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco