Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Pas lëndimit, Marash Kumbulla ka një mesazh për fansat e Romës

Pas lëndimit, Marash Kumbulla ka një mesazh për fansat e Romës

17:03, 01/05/2023

Marasha Kumbulla ka falënderuar tifozët e Romës për mbështetjen e tyre, pas lëndimit të ligamenteve të gjurit në barazimin e Romës me Milanin .

Mbrojtësi shqiptar, 23 vjeçar, u detyrua që të largohet nga fusha pas vetëm 15 minutave ku pësoi lëndimin serioz, një gjë që pritet ta lërë atë jashtë fushave për disa muaj. Pasi të bëhen testet mjekësore, ditët e ardhshme do të përcaktojnë seriozitetin e dëmtimit të tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Kumbulla ka folur për lëndimin e tij dhe ka falënderuar tifozët e Romës për mbështetjen  e tyre.

“Është vështirë që të gjejë fjalë për ta përshkruar këtë situatë në të cilën gjendem. Ky sezon nuk ka shkuar siç do të dëshiroja unë dhe përfundoj në mënyrë më të keqe të mundshme për një sportist. Jam shumë i zhgënjyer dhe do të me duhet kohë që të shërohem dhe të jem i aftë që të luaj përsëri”.

“Do ta shfrytëzoj këtë kohë që të kthehem edhe më i fortë dhe t’i ndryshoj gjërat, ua premtoj këtë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe fat të mbarë skuadrës sime dhe tërë skuadrës së Romës për pjesën tjetër të sezonit. Daje Roma!”, ka shkruar ai.

Kumbulla do të jetë jashtë fushës gjatë gjithë  vitit 2023, ndërkohë, kontrata e tij me Romën skadon në verën e vitit 2025.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco