VIDEO/ Goli i hendbollistit kosovar, njëri prej më të bukurve në ndeshjet kualifikuese për 'Euro 2024'

VIDEO/ Goli i hendbollistit kosovar, njëri prej më të bukurve në ndeshjet kualifikuese për 'Euro 2024'

14:26, 01/05/2023

Hendbollisti i kombëtarës së Kosovës, Leonard Gegaj, ka shënuar njërin prej golave më të bukur në ndeshjet e fundit kualifikuese për “Euro 2024”.

Këtë super-gol, 34-shi i Kosovës e realizoi në sfidën e fundit të Kosovës që e humbi përballë Sllovenisë, me rezultat 33-28.

Prandaj, Federata Evropiane e Hendbollit e zgjodhi golin e Gegaj-t si realizimin e katërt më të mirë në sfidat e fundit kualifikuese.

Gjatë këtij cikli kualifikues Kosova ka shfaqur lojë të mirë në disa prej ndeshjeve. Por,  grupi ishte i fortë dhe me kombëtare shumë cilësore. Prej grupit të shtatë në Evropian janë kualifikuar: Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco