VIDEO/ Përplasje dhe rrëzim masiv, katër çiklistë përfundojnë në spital

VIDEO/ Përplasje dhe rrëzim masiv, katër çiklistë përfundojnë në spital

12:03, 01/05/2023

Një përplasje masive dhe e frikshme ka ndodhur në Tour de Bretagne, duke sjellë anulimin e fazës së gjashtë të këtij turi në çiklizëm.

Një grup i madh çiklistësh u përplasen me njëri-tjetrin në një rrugë të ngushtë dhe me baltë në një pjesë të saj, që mendohet që shkaktoi rrëzimin.

Video është kthyer virale në rrjetet sociale, ndërkohë që organizatorët vendosën ta anulonin fazën e gjashtë për të garantuar sigurinë e sportistëve.

Rënia masive ndodhi në kilometrin 122, teksa katër çiklistë përfunduan në spital për të mjekuar plagët.

Edhe pse ambulancat e garës u mobilizuan, siguria e çiklistëve nuk mund të garantohej më.

Tour de Bretagne do të rifillojë të hënën (sot), 1 maj, për fazën e 7-të dhe të fundit nga Pire-Chance/Le Chateau des Peres drejt Chateaugiron (163.5 km).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco