Salihamixhiç e pranon: Jam përgjegjës për krizën te Bayerni

Salihamixhiç e pranon: Jam përgjegjës për krizën te Bayerni

11:39, 01/05/2023

Bayerni i Mynihut ka rigjetur vendin e parë në Bundesligë pas suksesit 2-0 ndaj Hertës së Berlinit.

Duke përfituar edhe nga ndalja me polemika e Dortmundit në Bohum, bavarezët janë rikthyer në krye me një pikë më shumë se verdhezinjtë.

Por përtej kësaj, situata në klub nuk është qetësuar ende.

Në Gjermani flasin për një krizë të thellë. Këtë e ka pranuar dhe drejtori sportiv i klubit, Hasan Salihamixhiç.

Ai nuk ka përdorur gjuhë diplomatike, duke saktësuar se të gjithë janë përgjegjës për atë çfarë po ndodh te Bayerni.

“Uli Hënes vjen shpesh në zyrat e klubit. Ai ka dashur të takohet me trajnerin Tuchel dhe t’i urojë suksese në punën e tij. Unë mendoj se vizitat e Hënesit në klub paragjykohen. Por ne e shohim ndryshe, ai i ka dashur dhe i do gjithnjë të mirën këtij klubi.

Ne gjithnjë reflektojmë në vetvete, analizojmë në hollësi punën tonë. Dhe natyrisht çdo ditë mendojmë se si të përmirësohemi. Nuk u fshihemi kritikave dhe i pranojmë ato, siç është edhe rasti aktual ku kemi pasur probleme. Por nga ana tjetër ne jemi të qetë dhe mendojmë e veprojmë me maturi.

Të gjithë duhet të jemi autokritikë. Sigurisht që është përgjegjësia ime, përgjegjësia jonë. Ne duam të tregojmë se mund të shpallemi kampionë. Ne jemi përgjegjës për këtë situatë të krijuar, dhe duhet po ne që ta nxjerrim Bayernin nga kriza”, deklaroi drejtuesi i klubit bavarez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco