VIDEO/ Dinamo e Zagrebit shpallet kampione e Kroacisë, tifozët i ‘vënë flakën’ stadiumit

VIDEO/ Dinamo e Zagrebit shpallet kampione e Kroacisë, tifozët i ‘vënë flakën’ stadiumit

10:24, 01/05/2023

Dinamo Zagrebit i ka mjaftuar një pikë në transfertë ndaj Hajdukut të Splitit për ta fituar matematikisht titullin kampion në Kroaci.

Ndeshja Hajduk Split-Dinamo Zagreb përfundoi pa gola, teksa për gjigantin kroat është titulli i 24-t i fituar në histori të klubit.

Për Dinamon deri vonë në sezonin aktual është aktivizuar edhe mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi.

Ai ishte edhe kapiten i Dinamos, por në mars vendosi t’i bashkohet skuadrës elitare të Japonisë, Beijing Guoan.

Për sa i përket sezonit aktual në elitë e futbollit kroat, në 32 ndeshje, skuadra nga Zagrebi ka arritur të sigurojë 71 pikë plot 12 më shumë se Hajduku i vendit të dytë.

Vlen të theksohet se atmosferë elektrizuese kanë krijuar edhe tifozët e Dinamos së Zagrebit, që për një çast i kanë vendosur flakën stadiumit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco