Lajmi i fundit

Vrasja e çiftit të moshuarve në Dropull, tre persona shoqërohen në polici

Feyenoordi nuk di të ndalet, vetëm dy fitore larg titullit të 16-të në histori

Feyenoordi nuk di të ndalet, vetëm dy fitore larg titullit të 16-të në histori

19:38, 23/04/2023

Një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion hodhi Feyenoordi.

Roterdamasit fituan 3-1 përballë Utrechit në “De Kuip Stadium”.

Skuadra e Arne Slot e nisi menjëherë në sulm dhe u shpërblye për lojën e krijuar pas 15 minutash lojë, kur Szymansi shënoi praktikisht një penallti në lëvizje.

Në fraksionin e dytë, Feyenoordi ruajti të njejtën dinamikë aksionesh dhe si rrjedhojë gjeti dhe golin e dytë.

Në minutën e 54′, Gimenez qëlloi në kohën e duhur dhe momentin e duhur teksa përfitoi nga pasiguria e portierit Barkas për të shënuar me portën e boshatisur.

Arne Slot e nisi menjëherë në sulm dhe u shpërblye për lojën e krijuar pas çerek ore lojë, kur Szymansi shënoi praktikisht një penallti në lëvizje.

Në fraksionin e dytë, Feyenoordi ruajti të njëjtën dinamikë aksionesh dhe si rrjedhojë gjeti dhe golin e dytë.

Në minutën e 54′, Gimenez qëlloi në kohën e duhur dhe momentin e duhur teksa përfitoi nga pasiguria e portierit Barkas për të shënuar me portën e boshatisur.

Vetëm 4 minuta i mjaftuan në lojë Jahanbaksh për të gjetur dhe ai golin në këtë sfidë.

Në minutën e 82′, sulmuesi iranian goditi në mënyrë të menjëhershme dhe gjeti rrugën e rrjetës.

Baas Dost ngushtoi diferencat në minutën e 89′, por vetëm kaq për Utrechtin, që nuk arriti të bënte asgjë më shumë.

Në këtë mënyrë, Feyenoord ingjitet në kuotën e 73 pikëve dhe mbetet në krye, me 8 pikë më shumë se ndjekësit e PSV Eindhovenit, ndërkohë që kanë mbetur dhe katër javë.

Dy fitore të tjera u mjaftojnë roterdamasve për të siguruar matematikisht titullin e 16-të në histori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco