Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Achraf Hakimi: ‘Fake News’ kalimi i pronave tek nëna e  tij? Çfarë do të marrë Abouk pas divorcit?

Achraf Hakimi: ‘Fake News’ kalimi i pronave tek nëna e tij? Çfarë do të marrë Abouk pas divorcit?

10:17, 21/04/2023

 Divorci i afërt i Achraf Hakimi me bashkëshorten e tij 36 vjeçare, aktoren spanjolle Hiba Abouk  ka zënë faqet e para të medias franceze.

Abouk, me origjinë nga Tunizia, kërkoi divorcin në mars kur u bë e ditur se burri i saj përdhunoi 24 vjeçaren më 25 shkurt në apartamentin e tyre në periferi të Parisit, ndërsa aktorja ishte me pushime në Dubai me dy fëmijët e çiftit.

Mirëpo, kur ylli i serialit të njohur spanjoll "El Principe" donte të merrte një pjesë të pasurisë së madhe të futbollistit të paguar, ajo mësoi se ai nuk ka asgjë në emër pasi ia ka transferuar të ëmës të gjitha pasuritë e tij, kështu që ai nuk rrezikon t'i humbasë ato në rast divorci.

Njëkohësisht u bë e ditur se nëna e Hakimit pjesën më të madhe të rrogës e merr nga skuadra franceze. 

Së paku, kjo është shkruar së fundmi në shtypin ndërkombëtar dhe në shumë faqe, por megjithatë vetë lojtari ndërkombëtar nuk ka konfirmuar apo mohuar raportimet përkatëse.

Hakimi mund të këtë transferuar pasurinë tek nëna e tij, por sportisti francez Gilles Verde  i sqaroi gjërat, duke folur për uebsajtin Le 10 Sport. 

''Thashethemet (për Hakimin) nuk janë të vërteta”, tha sportisti dhe theksoi se asi maroken ka pasuri prej 70 milionë eurosh, ndërsa bashkëshortja e tij e cila kërkon divorcin ka një pasuri prej 3 milionë euro.

 “Megjithatë, nuk është e vërtetë që ai e ka shkruar pasurinë në emër të nënës. Kjo nuk do të ishte e mundur. Jo në Spanjë, jo në Marok, jo në Francë”, tha Verde.

Nga ana e tij, Omar El Andlouni,një profesor në Universitetin e Sorbonës, tha për mediat franceze se raportimet në lidhje me transferimin e pasurisë së Hakimit nënës së tij me qëllim që të pengojë gruan e tij të pretendojë një pjesë të saj, nuk qëndrojnë ligjërisht dhe mund të karakterizohen vetëm si "fake news".

Ai shpjegoi se në bazë të ligjeve në të gjitha shtetet evropiane, si në Francë, Spanjë dhe Itali, vende në të cilat Hakimi ka jetuar dhjetë vitet e fundit, pasuritë e fituara gjatë martesës nga secili bashkëshort ndahen në dy pjesë në rast divorci. 

Në fakt, profesori francez theksoi se nëse Hakimi do t'ia kishte transferuar pasurinë nënës së tij gjatë katër viteve të martesës me Abukun, nga njëra anë, do të duhej të kishte njoftuar gruan e tij dhe nga ana tjetër, do të kishte paguar një taksë prej 45% të vlerës së pasurisë së tij. 

Nëse ylli i Psg zgjidhte të bënte transferimin te nëna e tij gjatë procedurave të divorcit, kjo do të rezultonte me gjobë prej 75 mijë eurosh dhe deri në pesë vjet burg.

Nga ana tjetër Saida Mouh, nëna e Ashraf Hakimit, ka deklaruar për shtypin maroken se nuk di asgjë për këtë çështje.

Nëna e Hakimit u bë e njohur  në Kupën e Botës 2022 në Katar kur puthi djalin e saj pas fitores 3-0 të Marokut ndaj Spanjës në çerekfinale të Kupës së Botës. 

Në fakt, fotografia prekëse është bërë grafit në një mur në Barcelonë nga artistja Nadie me dice Arte, siç njihet në Instagram.

Sipas mediave franceze, Himba Abouk pretendon gjysmën e pasurisë së Hakimit, ku përfshihen edhe të ardhurat e tij nga Paris Saint-Germain. 

Hakimi merr dhjetë milionë euro në vit nga skuadra franceze. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco