E rëndë/ Tifozët e Napolit sulmojnë Teon dhe të birin: Vdeksh si Viali!

E rëndë/ Tifozët e Napolit sulmojnë Teon dhe të birin: Vdeksh si Viali!

10:18, 17/04/2023

Shpesh, rrjetet e ndryshme sociale përkufizohen si një xhungël, pothuajse për të zvogëluar dhe për t’i dhënë pak rëndësi kafshës që shkruan sipas qejfit pas mbrojtjes së dukshme të anonimitetit.

Në këtë rast, thjesht janë kaluar kufijtë, me komente të tmerrshme të postuara nën foton e fundit në “Instagram” të Teo Hernandezit, “fajtor” për një sherr me Lozanon gjatë ndeshjes së parë të Champions-it kundër Napolit.

Qindra e qindra komente shqetësuese, që nuk ndalen as para një fëmije.

Nën pamjet e futbollistit të Milanit, që mban në krahë djalin e tij njëvjeçar, mund të lexojmë mizori të ndryshme, nga “Duhet të përfundosh si Vialli” te “Ti dhe ai duhet të vdisni”.

Image

Fjali të vështira edhe për t’u menduar, e lëre më të shkruash për një arsye kaq të parëndësishme si një ndeshje futbolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco