'Më shqetëson mosnjohja e Kosovës nga Spanja', Muriqi: Ky është racizëm!

'Më shqetëson mosnjohja e Kosovës nga Spanja', Muriqi: Ky është racizëm!

22:25, 16/04/2023

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka dhënë së fundmi një intervistë në mediat iberike, teksa ndër të tjera është ndalur te mosnjohja e shtetit të Kosovës nga qeveria e Spanjës. I pyetur nëse e shqetëson ky fakt, Muriqi u shpreh:

“Shumë, më shqetëson shumë sepse kjo do të thotë se familja ime ose miqtë nuk mund të vijnë këtu. Duhet të marrësh vizë nga Maqedonia, por del se vizat janë vetëm për maqedonasit. Unë vetë pata shumë probleme me lejen e qëndrimit dhe arrita në një pikë që thashë:

Do të flas me klubin dhe po iki. Në fund u rregullua. Gjithashtu nuk më pëlqen që LaLiga nuk na njeh. Një gjë është politika dhe një tjetër, sporti. Pastaj flitet shumë për ‘Jo për racizmin’, por ky është racizëm. Sporti duhet të shërbejë për të bashkuar njerëzit, jo për t’i ndarë ata”, deklaroi Vedat Muriqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco