Dortmundi luan ‘tenis’ me Këlnin, merr kreun e Bundesligës

Dortmundi luan ‘tenis’ me Këlnin, merr kreun e Bundesligës

20:43, 18/03/2023

Borusia e Dortmundit shpartalloi me rezultatin 6-1 Këlnin në duelin e vlefshëm për javën e 25-të të Bundesligës gjermane, duke marrë përkohësisht kreun e renditjes me 53-të pikë, teksa Bayerni do të përballet ditën e nesërme me Leverkusen në transfertë.

Dopjetat e Haller dhe Reus si dhe golat e Guerreiros dhe Malen shpartalluan skuadrën e Këlnit, që arriti të shënonte vetëm golin e nderit me Selke.

Plot 5 gola u shënuan që në pjesën e parë, duke vrarë përfundimisht sfidën.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco