Shorti i Conference League/ Fiorentina gjen një polake, Baseli i shqiptarëve sfidon Nice-n

Shorti i Conference League/ Fiorentina gjen një polake, Baseli i shqiptarëve sfidon Nice-n

14:35, 17/03/2023

Është hedhur në Nion të Zvicrës edhe shorti për fazën çerekfinale në Conference Leagues, teksa goglat kanë dhuruar përballjen e Fiorentinës me polakët e Lech Poznan.

Anglezët e West Ham United do të sfidojnë belgët e Gent, ndërsa Anderlechti do të ketë një “mini-derbi” me Az Alkmaar. Çifti i fundit çerekfinalist do të jetë ai mes francezëve të Nice me zviceranët e Ballkanit.

Çiftet çerekfinaliste

Lech Poznan – Fiorentina

Gent – West Ham

Az Alkmaar – Anderlecht

Nice – Basel

Është hedhur gjithashtu edhe shorti për çiftet e mundshme gjysmëfinale, ku shmanget sërish përballja mes West Hamit dhe Fiorentinës, dy skuadrat më të forta në letër, të cilat nuk do të takohen rrugës, përveçse në finale, nëse ia dalin.

Gjysmëfinalet:

Lech Poznan/Fiorentina – Nice/Basel

Gent/West Ham – Az Alkmaar/Anderlecht

Skuadrat e kualifikuara në çerekfinalet e Conference League:

Gent

AZ Alkmaar

Fiorentina

West Ham

Lech Poznan

Basel

Nice

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco