Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Serie A/ Juventusi fundos Sampdorian dhe i afrohet zonës europiane

Serie A/ Juventusi fundos Sampdorian dhe i afrohet zonës europiane

22:48, 12/03/2023

Juventusi triumfoi 4-2 përballë Sampdorias se fundit të tabelës dhe rikthehet në vendin e shtatë në Serinë A.

Bardhezinjtë rrezikuan madje të linin pikë në këtë përballje, por e rikuperuan avantazhin në pjesën e dytë.

Më pak se 11 minuta lojë i mjaftuan Juventusit për të marrë epërsinë në sfidën me Sampdorian në “Allianz Stadium”.

Kosti ekzekutoi goditjen e këndit duke e çuar topin në një pozicion të volitshëm për Bremer, që kërceu fuqishëm duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit të miqve, Turk, 1-0.

15 minuta më vonë, Rabiot, sërish me kokë, shënon golin e dytë të Juventusit, që dha përshtypjes së e mbylli shpejt takimit, por nuk rezultoi kështu.

Sampdoria, sapo kaloi gjysmë orë lojë shkurtoi diferencën në 2-1 me Augellon dhe vetëm një minutë më vonë mbrojtja e “Zonjës së Vjetër” u ka në befasi dhe u ndëshkua nga Djuricic.

Juventusi, sigurisht, nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe pas shumë përpjekjesh rimerr epërsinë falë golit të Rabiot (64′).

Pesë minuta pas golit të tretë të bardhezinjve, Vlahovic humbi një 11-metërsh .

Në shtesë pati kohë edhe për golin e katërt, i shënuar nga Soule.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco