Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Pique drejt martesës me partneren e tij 23-vjeçare, zbulohen detajet e para

Pique drejt martesës me partneren e tij 23-vjeçare, zbulohen detajet e para

13:09, 10/03/2023

 

Marrëdhënia e Gerard Pique dhe Clara Chia duket se është në rrugën e martesës, pavarësisht se me çfarë po trajtojnë në media duke u fokusuar tek lidhja e tyre dhe Shakira.

Një gazetar i “Fiesta” ka zbuluar se Pique dhe Clara po diskutojnë për temën e martesës, pasi është dëshira e Clara Kia. Diskutimi u zhvillua në një restorant në Barcelonë dhe të pranishëm ishin dëshmitarët. Takimi kishte zgjatur mbi dy orë, ku Gerard Pique dhe Clara Chia ishin të kujdesshëm.

“Ata folën se si Clara do të donte të martohej në këtë moment të jetës së saj. Duke marrë parasysh karrierën e Pique dhe numrin e madh të fansave të tij, Clara dëshiron një martesë private, me familjet e tyre të pranishme”, tha gazetari.

Clara Kia dhe Pique zbuluan lidhjen e tyre në mesin e vitit 2022, pasi ndarja e tij me Shakirën u bë publike.

Pavarësisht se futbollisti dhe këngëtarja kaluan 12 vite bashkë dhe kanë djemtë Milanin dhe Sashën, të dy nuk u martuan kurrë. “Martesa më frikëson”, ka thënë Shakira në të kaluarën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco