'70 vjet heshtje', Ronaldo ka një kërkesë të veçantë në kontratat e punonjësve të tij

'70 vjet heshtje', Ronaldo ka një kërkesë të veçantë në kontratat e punonjësve të tij

10:16, 10/03/2023

Cristiano Ronaldo ka një numër të madh punonjësish në shtëpinë e tij, të cilët merren që nga pastrimi deri te siguria fizike.

Rrethi i tij është aq i madh sa muajin e fundit në Arabinë Saudite para se të zhvendosej në një vilë ata po zinin gjithsej 17 dhoma të një hoteli në Riad.

Por edhe ata nuk mjaftojnë. Ronaldo, tani po fiton 200 milionë euro në vit me Al Nassr, por thuhet se e ka të vështirë të punësojë persona të rinj për shkak të kërkesave të larta që ka vendosur familja e futbollistit.

Meqenëse Ronaldo është jashtëzakonisht i rezervuar në jetën e tij personale, ai kërkon shumë besim nga ata që ka pranë.

Kështu që cilido që punon për Ronaldon dhe është në kontakt me të dhe familjen duhet të nënshkruajnë një marrëveshje në të cilën ka një klauzolë të veçantë.

Edhe pas 70 vjetësh pas vdekjes së tij nuk duhet të zbulojnë asgjë në lidhje me jetën private të tij. Klauzola vlen për pesë fëmijët e tij madje dhe nënën e të djalit të parë Cristiano Jr, identiteti i së cilës nuk është zbuluar ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco