Arsenal 'hakmerret' ndaj Everton, shkon +5 nga Manchester City

Arsenal 'hakmerret' ndaj Everton, shkon +5 nga Manchester City

22:51, 01/03/2023

Arsenali nuk zhgënjen në ndeshjen e prapambetur duke regjistruar një fitore të pastër 3-0 ndaj Everton, të tretën rresht në Premier League që e çon përfundimisht diferencën në 5 pikë me Manchester City-n ndjekës pas 24 ndeshjeve të zhvilluara nga të dyja skuadrat.

“Topçijtë” realizuan dy herë brenda 6 minutash, fillimisht me Sakanë (minuta e 40-të), që shfrytëzoi pasimin e Zinchenkos.

Sapo nisi koha shtesë e këtij fraksioni, Martinelli dyfishoi shifrat, pas asistit të marrë nga autori i golit të parë Saka.

Arsenali e “vrau” përfundimisht ndeshjen me golin e 3-0 që u shënua nga Odegaard në minutën e 71-të.

10 minuta më vonë, londinezët realizuan golin e katërt me autor Martinellin, për të cilin ishte i dyti personal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco