VIDEO/ Havier Zaneti i bën surprizën e madhe Erzenit të Shijakut, e motivon për sfidën me Partizanin

VIDEO/ Havier Zaneti i bën surprizën e madhe Erzenit të Shijakut, e motivon për sfidën me Partizanin

22:18, 17/02/2023

Erzeni do të përballet ditën e shtunë ndaj Partizanit në duelin e vlefshëm për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Një motivim ekstra vjen për shijakasit, në prag të këtij takimi, teksa legjenda argjentinase Havier Zaneti, nëpërmjet një video përshëndetëse, i ka dërguar të gjithë skuadrës së Erzenit dhe presidentit një përqafim miqësor, duke i uruar sukses për ndeshjen me Partizanin.

“Për të gjithë skuadrën e Erzenit, për presidentin tuaj, një puthje nga larg dhe një përqafim të fortë. Iu uroj fat për ndeshjen e së nesërme”- shprehet Zaneti me një videomesazh.

Kjo përshëndetje special është publikuar nga vetë klubi shijakas në faqen zyrtare. “Ndeshje e madhe! Shkojmë, nuk dorëzohemi”, dëgjohet të thotë Zaneti në përmbyllje të videos.

Kur kjo mbështetje vjen nga një kampion si Zaneti, atëherë edhe motivimi është ekstra. Kjo pritet të përkthehet në një forcë shtesë për Erzenin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco