Koha nuk është në favor të Silvinjos/ Ja problemet që duhet të zgjidhë braziliani në Kombëtare

Koha nuk është në favor të Silvinjos/ Ja problemet që duhet të zgjidhë braziliani në Kombëtare

19:23, 17/02/2023

Një tjetër kapitull do të nisë për Kombëtaren shqiptare dhe këtë herë me një brazilian në drejtim.

Silvinjo nuk ka nisur ende nga puna në fushë me futbollistët, por duhet bërë e ditur që situata nuk është edhe aq favorizuese për të, duke nisur nga dëmtimet dhe mosaktivizimet e lojtarëve, edhe pse siç thuhet në FSHF, ai nuk e ka problem këtë pjesë, ndoshta për shkakun se nuk do që të ndikojë negativisht si një faktor psikologjik.

Broja- Një prej lojtarëve më premtues të ekipit kombëtar ka mbyllur sezonin si pasojë e këputjes së ligamenteve. Sulmuesi i Çelsit po vijon me rikuperimin, por gjithsesi do të jetë një mungesë e rëndësishme për ndeshjen e parë. Shpresojmë të jetë gati për ndeshjet e qershorit.

Porta- Si rrallëherë situata me portierët është shqetësuese. Etrit Berisha, i cili është edhe kapiteni i Kombëtares, është përjashtuar nga Torino dhe stërvitet veçmas, ndërkohë Tomas Strakosha ka disa probleme me dëmtimet dhe ka mbetur në rolin e portierit të dytë që prej kalimit te Brentfordi. Gentian Selmani u kthye nga Turqia te Laçi në Superiore, ndërkohë Elhan Kastrati po luan rregullisht në Serinë B me Çitadelën.

Sulmi-Rei Manaj është pa ekip dhe i dëmtuar, kampionati i Ukrainës ku luan Taulant Seferi është shtyrë, Sokol Cikalleshi po aktivizohet në kampionatin e largët arab, Xhakomo Vrioni vjen pas pesë muajsh pushime dhe tani nis kampionatin. Të vetmit që premtojnë janë Myrto Uzuni dhe Ernest Muçi dhe duhet parë gjithashtu ecuria e Skukës.

Mesfusha- Dy mesfushorë tepër të rëndësishëm janë të dëmtuar. Keidi Bare i Espanjolit, i cili kreu operacionin në dhjetor dhe nuk dihet ende se kur do të kthehet në fushë dhe Klaus Gjasula i Darmshtadit, i cili nuk luan që prej muajit shtator. Asllani dhe Laçi nuk po marrin minuta me klubet e tyre dhe të vetmit që ngrohin disi janë Bajrami dhe Çekiçi dhe deri diku edhe Abrashi. Pritet çdo të ndodhë me Roshin.

Mbrojtja- Edhe pse nuk ka nisur ende nga puna në fushë, Silvinjo ka krijuar në kokën e tij se çfarë skeme do të aplikojë. Flitet se braziliani do të luajë me një 4-3-3, ashtu siç ka luajtur edhe më parë. Megjithatë nëse përdoret kjo skemë loje, atëherë njëri prej qendërmbrojtësve do të sakrifikohet, ku janë emra si Gjimshiti, Ismajli dhe Kumbulla.

Koha- Vetëm tri ditë stërvitje, sepse ekipi kombëtar do të grumbullohet më 20 mars, ndërsa më 24 do të luajë miqësoren e parë, me shumë mundësi me Uzbekistanin. Koha e pamjaftueshme është një tjetër pengesë për brazilianin, që logjikisht mund të vinte dhe të shfrytëzonte dy miqësoret e muajit nëntor, me Italinë dhe Armeninë, por FSHF-ja zgjodhi t’ia besojë Rejës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco