Bileta 70 euro? Protestojnë tifozët e Bayernit: Ne nuk jemi Neymar!

Bileta 70 euro? Protestojnë tifozët e Bayernit: Ne nuk jemi Neymar!

16:52, 15/02/2023

Tifozët e Bayernit janë të njohur për sloganet e tyre shumë të sinqerta që kritikojnë UEFA-n dhe klubet kundër të cilave luajnë për shkak të çmimeve të larta të biletave, dhe kështu ndodhi mbrëmë në Paris, ku skuadra e tyre priti PSG-në në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Champions-it.

Gjermanët, si gjithmonë, ishin shumë të shumtë dhe i dhanë mbështetje të madhe lojtarëve të tyre dhe krahas brohoritjeve dhe pishtarëve përgatitën edhe një slogan për klubin vendas.

Ata kanë sakrifikuar shumë për të ndjekur skuadrën e tyre në Paris, pasi përveç shpenzimeve të udhëtimit janë përballur edhe me një biletë shumë të kripur, duke i shtyrë ata që të protestojnë me tone ironike gjatë sfidës:

"Bileta 70 euro? Epo, ne nuk jemi Neymar! 20 euro për një biletë tashmë janë shumë! Ti je PSG", shkruhej në slogan.

 

 

Kur ngritën një slogan kundër këtij klubi në ndeshjen kundër Viktorias, UEFA e gjobiti Bayernin me 15 mijë euro dhe nuk ka dyshim se edhe këtë herë do t'i dërgojë gjobë klubit të Mynihut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco