Çeku e Ademi shpalosin plane ambicioze për futbollin kosovar

Çeku e Ademi shpalosin plane ambicioze për futbollin kosovar

17:43, 13/02/2023

Ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku paralajmëroi zhvillime të reja për futbollin kosovar.

“Po i bashkojmë forcat për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë”, ka shkruar Çeku në një postim në rrjetet sociale, raporton Syri.net Kosova.

“Planin investiv pesë vjeçar për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë, e shpalosëm sot bashkë me Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, para disa kryetarëve të komunave të Kosovës.

Disktuam për mundësitë e zbatimit të përbashkët të këtij programi investiv dhe morëm zotim që të vazhdojmë me marrëveshje të bashkëpunimit mes MKRS, FFK dhe komunave përkatëse.”, është shprehur më tej kreu i MKRS-së.

“Për të realizuar këtë plan që parasheh përmbyllje të projekteve aktuale, renovime dhe stadiume të reja futbolli, kemi pranuar zotim për mbështetje financiare dhe profesionale edhe nga FIFA dhe UEFA.”, ka potencuar në fund Çeku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco