Vjen zyrtarizimi, Thiago Silva rinovon me Chelsea-n: Duhej të qëndroja vetëm një vit, por tani po nënshkruaj për të katërtin

Vjen zyrtarizimi, Thiago Silva rinovon me Chelsea-n: Duhej të qëndroja vetëm një vit, por tani po nënshkruaj për të katërtin

09:55, 11/02/2023

Thiago Silva do të jetë pjesë e Chelsea-t edhe në sezonin 2023/2024.  Lajmi është i ditur nga vetë klubi anglez, ku zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes,

Ishte vetë dëshira e 38-vjeçarit për të vijuar karrierën në Premier League, teksa në sezonin e ardhshëm do të luajë një rol shumë të rëndësishëm brenda në fushë dhe jashtë saj.

"Kur firmosa kontratën time të parë me Chelsean ishte vetëm për një vit. Tani jemi në të katërtin. Nënshkrimi për të qëndruar në këtë klub është diçka vërtet e veçantë", këto janë fjalët e Thiago Silva për kanalet zyrtare të Bluve pas rinovimit.

Pavarësisht moshës, 38-vjeçari vazhdon të jetë një titullar i padiskutueshëm për trajnerin Graham Potter. Këtë sezon braziliani numëron 19 paraqitje në Premier League, teksa ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në Champions League, aty ku Chelsea vijojnë rrugëtimin në fazën e 1/8, ku do të përballet me Dortmundin.

Thiago Silva është pjesë e Chelsea-t që prej sezonit 2020/2021. Inpakti i tij ishte i menjëhershëm, pasi që në sezonin e parë fitoi Champions League me “blutë e Londrës”.

Në karrierën e tij Silva ka qenë pjesë edhe e Milanit dhe PSG-së. Me të dy klubet e njohura braziliani ka fituar shumë tituj të tjerë të rëndësishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco