Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

Tifozët e Barçës mund të ëndërrojnë, djali i Ronaldinho-s i bashkohet blaugranëve pas largimit nga Cruzerios

Tifozët e Barçës mund të ëndërrojnë, djali i Ronaldinho-s i bashkohet blaugranëve pas largimit nga Cruzerios

20:23, 12/01/2023

17-vjeçari Joao de Assis Moreira , djali i ish-yllit Ronaldinho Gaúcho, u largua nga Cruzeiro për në ekipin e të rinjve të Barcelonës (U-19) në Spanjë, klub në të cilin babai i tij është një nga idhujt më të mëdhenj.

I transferuar në korrik 2003 nga blaugranët, Ronaldinho Gaucho u bë një simbol i Barcelonës dhe bëri histori duke qenë protagonist i titullit të Champions League, përveçse fitoi dy Topa të Artë duke veshur fanellën e klubit katalanas.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo , negociatat janë bërë direkt nga xhaxhai Roberto de Assis , i cili ishte edhe menaxheri i Ronaldinhos.

Te Cruzeiro, Joao Mendes mbërriti në maj 2018, kur ishte vetëm 13 vjeç. Një vit më pas, ai nënshkroi marrëveshjen e tij të parë me klubin nga Minas Gerais dhe u integrua te U-14. Më pas, mesfushori u bë pjesë e skuadrës U-17.

ImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco