Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Objektivi i madh i Barcelonës, synohet sulmuesi i Francës

Objektivi i madh i Barcelonës, synohet sulmuesi i Francës

09:12, 11/01/2023

Marcus Thuram vijon të jetë në qendër të zërave të merkatos.

Sulmuesi i kombëtares franceze po luan sezonin e fundit me Borusia M’Gladbach.

Kontrata i përfundon në verë dhe 25-vjeçari i lindur në Parma do të largohet me parametra zero.

Shumë klube të njohura europiane kanë shprehur interesin e tyre për Thuram.

Pas Chelseat e kërkon edhe Barcelona. Trajneri Xavi pëlqen shumë karakteristikat e tij, sidomos faktin që Thuram mund të luajë në çdo pozicion të repartit ofensiv.

“Mundo Deportivo” shkruan se drejtuesit e klubit katalanas kanë nisur bisedimet me agjentin e sulmuesit dhe së shpejti do t’i paraqesin një ofertë zyrtare për të siguruar një para akord dhe afrimin e tij falas në fund të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco