Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

VIDEO/ Antony realizon supergol për  United, 'Djajtë e Kuq' dhe Newcastle sigurojnë biletën e gjysmëfinales

VIDEO/ Antony realizon supergol për United, 'Djajtë e Kuq' dhe Newcastle sigurojnë biletën e gjysmëfinales

22:59, 10/01/2023

Manchester United siguron kualifikimin për në gjysmëfinalen e EFL Cup teksa “Djajtë e Kuq” mposhtën në shtëpi me rezultatin 2-0, Charlton. Goli e parë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Erik ten Hag u realizua në minutën e 21-të teksa Antony shënoi një kryevepër nga distanca.

Ishte goli numër katër me fanellën e United për sulmuesin brazilian që gjithnjë e më shumë shfaqet i rëndësishëm për United. Në pjesën e mbetur të ndeshjes, “Djajtë e Kuq” administruan më së miri avantazhin dhe energjitë duke arritur objektivin ndërsa në fund pati vend edhe për dy gola të Marcus Rashford.

Nga ana tjetër, biletën e gjysmëfinales e preu edhe Newcastle. Formën pozitive të kampionatit, “Magpies” e pasqyruan edhe në Kupë duke triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Leicester. Goli i parë i ndeshjes u shënua në fraksionin e dytë nga ana e mbrojtësit Dan Burn ndërsa në të 72-tën dyfishoi Joelington që vendosi në kasafortë kualifikimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco