LIVE/ Nis me spektakël ceremonia e prezantimit të Cristiano Ronaldos tek Al Nassr

LIVE/ Nis me spektakël ceremonia e prezantimit të Cristiano Ronaldos tek Al Nassr

17:23, 03/01/2023

Stadiumi “Mrsool Park” me kapacitet afro 30 mijë vende ka filluar të mbushet me tifozë të skuadrës nga Arabia Saudite, Al Nassr, në ditën e prezantimit të yllit botëror Cristiano Ronaldo.

Al Nassr bëri një mega transferim duke siguruar shërbimet e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, teksa të gjithë sytë e botës ditën e sotme janë nga Arabia Saudite.

Al Nassr i ofroi Ronaldos një marrëveshje të çmendur, e cila përfshin një pagë prej 200 milionë eurove në sezon, përgjatë dy viteve e gjysmë të ardhshme.

Ndërkohë para pak minutash ka nisur edhe ceremonia speciale e prezantimit të CR7-ës në klubin e ri. 

Image

Ceremoninë LIVE mund ta ndiqni më poshtë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco