Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Xhuliano Skuka drejt Serisë A, zbulohet shuma që ofron klubi italian për sulmuesin e Partizanit

Xhuliano Skuka drejt Serisë A, zbulohet shuma që ofron klubi italian për sulmuesin e Partizanit

18:07, 01/01/2023

Merkato e janarit mund të shohë të finalizohet një transferim shumë i rëndësishëm në futbollin shqiptar. Ashtu siç ka raportuar “Panorama Sport”, klubet e njohura në Serinë A kanë kthyer sytë drejt sulmuesit të Partizanit, Xhuliano Skuka.

Forma e paraqitur nga ky i fundit ka bërë që të tërheqë vëmendjen e ekipeve si Verona dhe Leçe me veronezët të cilët janë paksa më të avantazhuar ndoshta edhe për faktin se kanë në radhët e tyre një ndërmjetës të njohur në ambientet e klubit të kuq, ish-drejtorin sportiv Dritan Dervishi.

Interesimi konkret i tyre ka bërë që Skuka të jetë vazhdimisht në monitorim, ndërsa është mësuar se ka pasur edhe një ofertë të parë për sigurimin e kartonit të sulmuesit shqiptar. Sipas mediave italiane, kjo ofertë e cila nuk ka marrë përgjigje, është prej rreth 500 mijë eurosh dhe synimi është që të sigurohet që në janar firma e lojtarit i cili duhet të jetë në dispozicion të Veronës për pjesën e mbetur të sezonit.

Nëse marrëveshja finalizohet që në janar, pritet që Skuka të ketë mundësinë që në këto muaj të përshtatet në klubin e njohur italian, që më pas të luftojë edhe për një fanellë titullari në radhët e Veronës. Vendimi mbetet në dorën e Partizanit, që nuk ka vendosur ende nëse do të lejojë apo jo transferimin e futbollistit, duke llogaritur se vazhdon të jetë kandidat  kryesor për titullin kampion në Superiore dhe largimi i Skukës do të ndikonte ndjeshëm shanset që ka për ta arritur një gjë të tillë./PANORAMASPORT.AL/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco