Pas Ronaldos, Al Nassr i vë syrin sulmuesit argjentinas

Pas Ronaldos, Al Nassr i vë syrin sulmuesit argjentinas

10:32, 01/01/2023

Sipas medieve italiane skuadra e Arabisë Saudite, Al-Nassr i ka vënë syrin sulmuesit argjentinas Mauro Icardit.

Thuhet se përfaqësuesja e Arabisë Saudite ishte në kontakt me Icardin dhe se sulmuesi 29-vjeçar mund të largohet nga Turqia.

Icardi lojtar i Paris Saint German por i huazuar nga Galatasaray , ka realizuar 4 gola dhe 3 asistime në ndeshjet e fundit për ekipin turk.

 Icardi solli fitoren veçanërisht me 2 golat e shënuar në derbin e Beşiktaşit në javën e 13-të të kampionatit duke vendosur kështu një fron në zemrat e tifozëve të Galatasaray.

Kujtojmë që së fundmi ekipi araba bleu yllin portugez Kristiano Ronaldon për një shifër marramëndëse.

CR7 do të marrë 200 milionë euro në sezon, e cila do të ndahet në 16.6 milionë euro në muaj.

ImageMauro Icardi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco