'Vajza e hekurt' kosovare që e bëri botën të flasë për vendin tonë

'Vajza e hekurt' kosovare që e bëri botën të flasë për vendin tonë

12:59, 31/12/2022

Viti 2022 të cilin po e lëmë pas mund të cilësohet si njëri ndër vitet më të mira për sportin kosovar. Vendi ynë me sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare e bëri botën të flas për ne.

Sukseset ishin të mëdha, por duhet pranuar që rolin më të madh në këtë gjë e kanë vajzat tona.

Pas Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit e Loriana Kukës, në skenë doli një tjetër “vajzë e hekurt”.

Fjala është për boksieren Donjeta Sadiku për të cilin viti 2022 ishte vit i saj. Ajo arriti të marrë medaljen e bronztë  në Kampionatin Botëror të boksit i cili u mbajt në Turqi.

Kjo ishte medalja e parë zyrtare për seniore në boks për Kosovën.

Megjithatë, duke parë ambiciet e Donjetës apo siç njihet ndryshe “gushti i hekurt”, ky është vetëm fillimi i një karriere të re. Ajo në Vitin 2023 ka ambicie edhe më të madha, madje deri atje ku synon edhe medalje Olimpike dhe në këtë mënyrë përveç xhudos, Kosova të futet në histori edhe nga sporti i boksit.

Të kujtojmë se boksierja kosovare në të kaluarën, kur boksonte si juniore, kishte arritur t’i fitonte 2 medalje Evropiane për juniore dhe 1 medalje Botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco