Premier League/ Liverpool fiton me përmbysje ndaj Leicester falë dy autgolave

Premier League/ Liverpool fiton me përmbysje ndaj Leicester falë dy autgolave

23:35, 30/12/2022

Vjen fitorja e radhës për Liverpoolin në Premier League, këtë herë 2-1 përballë Leicester City-t.

Liverpooli e nis keq sfidën me Leicester City-n në Premier League. Skuadra e Jurgen Kloppit u ndëshkua që në minutën e katërt nga Dewsbury-Hall, pas një sulmi model të “Dhelprave”.

Një qasje naive e mbrojtjes së Liverpoolit që u kap gafil në prapavijë, duke i dhënë mundësi kundërshtarit të dalë me tre sulmues përballë portierit.

E pabesueshme çfarë ndodhi në fundit e pjesës së parë, Faes shënon dy autogola në minutat 38′ dhe 45′, Liverpooli shkon në epërsi në pushimin mes pjesëve.

Rezultati i fundit të pjesës së parë mbeti i pandryshuar gjatë 45 minuta të dyta, me Liverpoolin që e mbyll vitin në vendin e gjashtë me 28 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco