Pësoi tërheqje muskulore, mbrojtësi në dyshim për miqësoret e kombëtares

Pësoi tërheqje muskulore, mbrojtësi në dyshim për miqësoret e kombëtares

14:30, 08/11/2022

Ndeshja e fundit në Serie A përballë Udineses, ka lënë pasoja tek mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Kastriot Dermaku. 30-vjeçari që është pjesë e Lecces u aktivizua në minutën e 57-të të ndeshjes teksa zëvendësoi Samuel Umtiti, mirëpo nuk ia doli ta përfundonte sfidën si pasojë e një dëmtimi muskulor, madje la në inferioritet numerik ekipin pasi trajneri Baroni kishte ezaururar zëvendësimet.

Së fundmi, klubi i Lecces, bën të ditur se Dermaku ka pësuar një dëmtim muskulor teksa nga analizat vërehet një tërheqje e gradës së parë në kofshën e djathtë. Më këtë dëmtim, mbrojtësi do ta ketë tejet të vështirë për t’u grumbulluar me kombëtaren në dy ndeshjet miqësore që kuqezinjtë kanë në program, fillimisht më datë 16 ndaj Italisë dhe më pas më datë 19 ndaj Armenisë.

Në këtë sezon, minutat për mbrojtësin shqiptar kanë qenë të limituara ndërsa tashmë vjen edhe ky dëmtim që e detyron Dermakun të rikthehet në fushë për Leccen vetëm në vitin 2023.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco