Interi arrin akordin me Chelsean për Romelu Lukakun

Interi arrin akordin me Chelsean për Romelu Lukakun

11:15, 20/10/2022

Romelu Lukaku ka lënë pas dëmtimin në kofshën e tij të majtë dhe pritet të jetë i gatshëm që në ndeshjen e së shtunës mbrëma ndaj Fiorentinës, në stadiumin “Artemio Franchi”, në orën 20:45.

Sulmuesi belg është shumë pranë rikthimit, teksa qëndron larg fushave të blerta që më 28 gusht.

Pas këtij lajmi, klubi zikaltër sheh përtej të tashmes.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Interi ka në dorë akordin me Chelsean për huazimin edhe për një tjetër vit të bomberit belg.

Drejtuesit e dy klubeve do të takohen në përfundim të këtij sezoni dhe do të arrijnë marrëveshjen për huazimin 1-vjeçar përsëri në Milano të 29-vjeçarit.

Sipas medias italiane, klubi zikaltër në verën e vitit 2024 do të përfshijë huazimin me të drejtë blerjeje për ta mbajtur përfundimisht futbollistin duke parë se londinezët nuk e duan ta rimarrin për shkak të paraqitjeve zhgënjyese që pati në Angli.

Aktualisht në këtë sezon në Serinë A me fanellën e Interit, Romelu Lukaku është aktivizuar gjithsej në 3 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar po aq asiste për shokët e skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco