Ronaldo iku i revoltuar në dhomat e zhveshjes, Ten Hag premton se do të bëjë ‘marrëveshje’

Ronaldo iku i revoltuar në dhomat e zhveshjes, Ten Hag premton se do të bëjë ‘marrëveshje’

09:26, 20/10/2022

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka pohuar se do të “merret” me Cristiano Ronaldon pasi ylli portugez u largua drejt dhomave të zhveshjes përpara vërshëllimës së fundit të gjyqtarit në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Tottenham Hotspur.

Golat nga Fred dhe Bruno Fernandes siguruan një fitore për "Djajtë e Kuq" ndaj sfiduesve për titull në ndeshjen e luajtur të mërkurën mbrëma në "Old Trafford".

Ronaldo ishte në pankinë për ndeshjen ndaj ekipit të Antonio Contes, pasi kishte shënuar vetëm dy gola në Ligën Premier gjatë gjithë sezonit.

Në vend të tij, Marcus Rashford filloi në sulm nga minuta e parë, me "Djajtë e Kuq" që vazhduan të bënin performancën e tyre më të mirë që kur Ten Hag mori drejtimin.

Pavarësisht fitores së tyre, një njeri dukej më pak se i kënaqur, me Ronaldon të filmuar duke u larguar drejt zhveshtores rreth minutës së 89-të.

Pamjet nga Amazon Prime treguan Ronaldon duke ecur poshtë vijës së kontaktit dhe duke parë mbi supe ndërsa loja vazhdonte pas tij. Më pas ai hoqi bluzën e stërvitjes me mëngë të gjata teksa u kthye në zhveshtore në "Old Trafford".

Incidenti i hoqi shkëlqimin e fitores mbresëlënëse të Unitedit, me Ten Hag që pretendon se do të merret me incidentin sot (e enjte). Holandezi donte të minimizonte incidentin, por zbuloi se nuk kishte folur me Ronaldon përpara se të largohej.

“Ai ishte aty, e kam parë por nuk kam folur. Do të merrem me këtë nesër (sot)””, ka thënë fillimisht Ten Hag për Amazon Prime.

“Ne po festojmë këtë fitore dhe tani duhet të rikuperojmë dhe një tjetër lojë të madhe të shtunën ndaj Chelseat. Liga Premier është shumë emocionuese”, përfundoi holandezi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco