Maqedoni e Veriut/ Shkëndija e Tetovës fiton në transfertë, pret gabimin e Strugës në Shkup

Maqedoni e Veriut/ Shkëndija e Tetovës fiton në transfertë, pret gabimin e Strugës në Shkup

19:27, 15/10/2022

Shkëndija e Tetovës reagoi pas barazimit shtëpiak ndaj Bregalnicës.

Kuqezinjtë fituan 2-4 në fushën e Rabotnickit, sfidë të cilën e mbyllën me nëntë lojtarë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Maksimov kaloi vendasit në avantazh, por Shkëndija reagoi falë golit të Adenis Shalës.

Vlatko Stojanovski kaloi skuadrën shqiptare në avantazh në minutat e para të fraksionit të dytë të sfidës, por Janakievski riktheu baraspeshën.

Ferhan Hasani u ndëshkua me karton të kuq, por Bashkim Velija dërgoi topin në rrjetë pesë minuta më vonë.

Shkëndija sërish në avantazh, teksa 13 minuta përpara fundit erdhi kartonin i dytë i kuq për skuadrën tetovare, që mbeti me dy lojtarë më pak pas ndëshkimit të Mevlan Muratit.

Gjithsesi, Shkëndija realizoi golin e qetësisë me Vlatko Stojanovski – i dyti në këtë ndeshje për 25-vjeçarin – dhe u rikthye në shtëpi me pikët maksimale.

Kjo fitore ka ngjitur kuqezinjtë në kuotën e 19 pikëve, gjashtë më pak se Struga kryesuese që të dielën përballet në transfertë ndaj Shkupit, kampionëve në fuqi të Maqedonisë së Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco